Radulloviq: Shoqerise tone i mungojne edukime te ketilla
Prej tvteuta19:23, 20 Mars 2019
Projekti ‘’The feminine side of quality’’ i cili po implementohet ne Ulqin nga Komuna e Ulqinit dhe OJQ Mogul, me perkrahje te fondeve te BE-se, eshte duke realizuar fazen e dyte e cila parasheh trajnimin e grave te paraqitura si pjesemarese te projektit ne fjale. Sot ne kuader te ketij projektit eshte mbajtur ligjerata mbi kultivimin dhe perpunimin e produkteve nga ulliri, ku per kete teme ligjeroi perfaqesuesja e Ministrise se Bujqesise dhe zhvillimit rural Dubravka Radulloviq, e cila njeherit eshte edhe keshilltare per ullishtari. Ajo e vleresoi interesimin e pjesemarresve shume te larte dhe theksoi se keto lloj edukimesh mungojne ne shoqerine tone ne pergjithesi.