Radulloviq- rruga Evropiane varet nga Qeveria e re
Prej tvteuta16:52, 3 Qershor 2023

Kryetari i i Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi, Momçillo Radulloviq konsideron se realizimi i ambicies që vendi ynë t’i bashkëngjitet Bashkimit Evropian deri në vitin 2025 varet nga Qeveria e re.
Ai ka thënë se ka informacione se në Bashkimin Evropian është paralajmëruar formimi i ekipit të ri të eksperteve, i cili do të merret me zgjerimin, nga të cilët, siç thekson, disa nuk janë ithtarë të këtij procesi.
Ai ka thënë që shpreson se do të ketë pjekuri politike të ata që do të marrin besimin në zgjedhje dhe se do të formohet qeveria e cila do të jetë e përgjegjshme dhe kompetente dhe e cila sinqerisht dëshiron që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Radulloviq konsideron se është e mundshme që brenda 5 vitesh të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian nëse do të ketë pjekuri politike.