Aktuale Më shumë

Radulloviq: Kontrolluam 600 anije, gjobat kaluan vlerën e 63 000 euro

Prej tvteuta12:33, 4 Shtator 2024

Gjatë muajit gusht janë kryer 600 kontrolle të anijeve në Mal të Zi, në të cilat janë konstatuar 161 parregullsi, gjë që tregon seriozitetin e problemit në përputhje me rregulloret detare, tha ministri i Punëve Detare Filip Radulloviq.

Shuma e përgjithshme e gjobave të shqiptuara, siç ka thënë ai në njoftim, ka arritur në 63 404 euro, dhe gjobat kanë qenë në përpjesëtim me kundërvajtjet e kryera.

Sipas tij, këto aktivitete janë pjesë e strategjisë së Ministrisë së Punëve Detare për përmirësimin e sigurisë në det dhe uljen e numrit të incidenteve.

“Me qëllim të mbikëqyrjes sa më efikase, këtë sezon Ministria ka filluar të përdorë edhe dronët për zbulimin e parregullsive, të cilat krahas patrullimit të përditshëm të zyrtarëve të inspektimit, kanë kontribuar dukshëm në rritjen e numrit të shkeljeve të konstatuara”, tha ministri Radulloviq.

Kontrollet intensive do të vazhdojnë edhe gjatë pas-sezonit dhe për verën e ardhshme, thotë ministri, Ministria ka përgatitur një sërë masash inovative që do të sigurojnë që trafiku detar në Mal të Zi të mbahet në nivel të lartë sigurie.

  • 1

    Radio