Aktuale Më shumë

Radulloviq: Bojkoti pa protesta nuk ka efekt

Prej tvteuta10:05, 10 Shkurt 2017

Bojkoti është një mënyrë e nevojshme, por jo edhe e mjaftueshme e veprimit të përbashkët të opozitës . Ai ngadalë po e humbet kuptimin e tij, tha nënkryetar i Lëvizjes për Ndryshim , gjithashtu anëtar i Frontit Demokratik Branko Raduloviq. Ai theksoi se deri te zgjedhjet e para të lira në vitin 2018 mund të arrihet vetëm me protesta në mbarë vendin, të cilat do të ishin  jo-të dhunshme dhe të vazhdueshme.

“ Nëse duam një epilog të efektshëm dhe të pranueshëm opozitar të kësaj krize, presioni demokratik i opozitës duhet të jetë më kuptimplotë, dinamik dhe parimor. Anemia dhe pasiviteti në veprime  nuk çojnë në zgjedhje të lira dhe të drejta “, tha Raduloviq për gazetën Dan. Kolapsi social dhe ekonomik , sipas mendimit të tij, janë duke vazhduar,  burimet po shkatërrohen dhe shiten, dhe në skenë është vendosja e diktaturës brutale.

  • 1

    Radio