Radosheviq fiton garën e peshkimit nënujor
Prej tvteuta29 May 2017
Në xhiron e dytë të Ligës malazeze të peshkimit nënujor, e cila u mbajt të dielen në Ulqin, fitues doli Boban Radosheviq nga Podgorica, i cili për më pak se gjashtë orë arriti të peshkojë rreth 12 kilogram peshk. Në vend të dytë doli Andrija Gazivoda nga Cetina, kurse në vend të tretë Zoran Doçiq nga Ulqini, i cili ishte edhe organizatori. Në garë morën pjesë 24 garues nga qytete të ndryshme të Malit të Zi, të cilët peshkuan prej Valdanosit e deri te Kepi i Gjeranave. Të gjithë garuesit së bashku peshkuan rreth 70 kilogram peshk të llojeve të ndryshme.