Aktuale Më shumë

Rade Millosheviq ka dhënë dorëheqje

Prej tvteuta14:17, 5 Tetor 2022

Drejtori i Drejtorisë së të hyrave dhe doganave (UPC) dhe zyrtari i LQ URA-, Rade Millosheviq, sot ka dhënë dorëheqje nga ajo pozitë, është konfirmuar për CdM. Dorëheqja e tij pasoi pas një bisede me kryeministrin në mandat teknik dhe liderin e Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, për shkak të skandalit aktual të kontrabandës së cigareve, me të cilin aktualisht janë të lidhur Millosheviqi dhe disa zyrtarë të Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave.

Millosheviqi, sipas CdM, nuk ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen, por e bëri këtë nën presion.

Thuhet se para vendimit për dorëheqje, Millosheviq, sipas burimeve të CdM-së, ka thënë se “nëse ai bie, do të bjerë edhe Abazoviq”. Në rrjetet sociale po përhapen informacione të pa verifikuara se Millosheviçi po negocion me Prokurorinë Speciale të Shtetit-në për t’u bërë dëshmitar bashkëpunëtor.

Gjithashtu spekulohet se përveç Millosheviqit kanë hequr dorë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të LQ URA.

Dyshohet se në këtë drejtim është ministri i Zhvillimit Ekonomik, Goran Gjuroviq, i cili komentoi se LQ URA e ka humbur qëllimin e ekzistencës për shkak se ka qënë e njohur për luftën kundër krimit.

Prokuroria Speciale e Shtetit tash e një kohë të gjatë në bashkëpunim me Departamentin e Posaçëm të Policisë dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare po kryen aktivitete zbuluese me qëllim të zbardhjes së zinxhirit të kontrabandës së cigareve që ishte menduar për asgjësim.

Prokuroria Speciale e Shtetit dyshon se zyrtarët e Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave kanë marrë në dorëzim dhe kanë nxjerrë një kamion të mbushur me cigare të destinuara për asgjësim. Për shkak të kësaj, deri më tani janë arrestuar tre persona, ndërsa në ditët në vijim pritet të ketë edhe arrestime të tjera.

  • 1

    Radio