Aktuale Më shumë

Qytetarët të indinjuar nga testi i koronës, mjekët thonë se kështu mbrojnë më të rrezikuarit

Prej tvteuta07:52, 17 Mars 2023

Punonjësit shëndetësorë janë të detyruar të mbajnë maska ​​në institucionet mjekësore në të gjithë vendin, por shumica prej tyre nuk e respektojnë këtë masë, ndaj ekziston frika se ata mund të transmetojnë virusin korona ose një virus tjetër te pacientët. Përveç kësaj, ata nuk janë të detyruar të bëjnë testin e koronavirusit, ndryshe nga qytetarët që vijnë për të vizituar pacientët në Qendrën Klinike të Malit të Zi. Për qytetarët, testi paraqet një kosto shtesë dhe, siç thonë ata, një procedurë të tepërt. Instituti për Shëndet Publik dhe QKMZ sqarojnë se mjekët janë të obliguar të mbajnë maska, dhe se qytetarët duhet të bëjnë testin, sepse kanë kontakt të ngushtë me pacientin. Ata thonë se kështu i mbrojnë pacientët.

  • 1

    Radio