Aktuale Më shumë

Qytetarët për rrymë kanë borxh 130 milion euro

Prej tvteuta09:56, 29 Nëntor 2016

Qytetarët e Malit të Zi i detyrohen Elekroekonomisë rreth 130 milionë euro në formën e borxheve të pashlyera për energjinë elektrike, thuhet në njoftimin e kësaj të fundit. Më së shumti kanë borxh qytetarët e Biello Poljes, kurse paguesit më të rregullt janë ato të Tivatit.

Nga kjo kompani thonë se vitet e fundit ka ardhur deri tek ulja graduale e borxhit të përgjithshëm të qytetarëve , dhe se muajin e kaluar për herë të parë numri i paguesve të rregullt që përfitojnë ulje prej 5 dhe 10% ëahtë më i lartë se gjysma e konsumatorëve të regjistruar.

Megjithatë, numri i borxhlinjve përsëri mbetet i lartë, prej janarit e deri në fund të muajit tetor, kjo  kompani ka dorëzuar padi ndaj 8768 qytetarëve për mosshlyerjen e detyrimeve.

  • 1

    Radio