Aktuale Më shumë

Qytetarët e revoltuar, punimet në Plazh të Vogël pa dëshirën e tyre

Prej tvteuta11:41, 14 Mars 2022

Qytetari Selim Karamanaga shprehet i revoltuar për çështjen që qytetarëve iu është premtuar që do të zgjidhet.

Ndërmarrja publike “Të Mirat Detare” vazhdon me planin e paraqitur ne tabelën në plazh të vogël, ku kanë për qëllim ndërtimin e një shetitorëje.

Karamanaga thotë që nuk janë kundër ndërtimit sa janë kundër asaj që askush nuk i ka pyetur qytetarët për dëshirën e tyre.

Ai tha se iu është premtuar se do të ulën në tavolinë për të biseduar dhe pastaj të fillohen ndërtimet në bazë të marrëveshjes.

Punëtorët që kryenin punimet nuk kishin as fletë lejim për këto ndërtime ndërsa drejtori i kësaj ndërmarrjeje Omer Bajraktari nuk iu lajmërua as punëtorëve e as qytetarëve të revoltuar.

Në vendngjarje ku po kryhen punimet, erdhen Sekretari i Sekretariatit për Veprimtari Komunale dhe mbrojtje të ambijentit Adnan Alibegu, Policia dhe Policia Komunale.

Përndryshe Karamanaga tha pë Televizionin Teuta se kishin edhe mbështetjen e Kryetarit të Komunës  Aleksandër Daboviq.

  • 1

    Radio