Aktuale Më shumë

Qytetarët e Malit të Zi paguajnë karburantin më të lirë në rajon

Prej tvteuta15:00, 1 Tetor 2022

Qytetarët e Malit të Zi paguajnë karburantin më të lirë në rajon, është thënë nga qeveria.

Siç thuhet në llogarinë e qeverisë në Instagram, një litër Eurosuper 95 kushton 1.26 euro në Mal të Zi, 1.35 euro në Slloveni, 1.37 euro në Maqedoninë e Veriut, 1.39 euro në Kroaci, 1.46 euro në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH), Serbi 1.48 euro, Kosovë 1.62 euro dhe Shqipëri 1.69 euro.

“Një litër Euroasuper 98 kushton 1,3 euro në Mal të Zi, 1,4 euro në Maqedoninë e Veriut, 1,64 euro në Kroaci, 1,65 euro në Serbi, 1,67 euro në Bosnje dhe Hercegovinë dhe 1,7 euro në Slloveni”, thuhet në tabelën e publikuar në llogarinë e qeverisë në Instagram.

Qytetarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut paguajnë 1.48 euro për një litër Eurodizel, Sllovenisë 1.6 euro, Kroacisë 1.62 euro, B dhe H 1.64 euro, Serbisë 1.83 euro, Shqipërisë 1.88 euro dhe Kosovës 1.9 euro.

“Ne mbështesim qytetarët, mbështesim ekonominë”, thonë nga Qeveria.

 

  • 1

    Radio