QK: Sonte pjesa e tretë e serialit komik “Sy n’sy”
Prej tvteuta10:12, 2 Maj 2019
Sonte në ambinetet e Qendrës për Kulturë në Ulqin do të shfaqet pjesa e tretë e serialit komik “Sy n’sy”. Edhe kësaj radhe aktorët pjesmarrës janë Bashkim Alaj, Edina Mustafiq dhe Jetmira Hoxha.
Të pranishmit do të kenë mundësi të kënaqen edhe me pjesë muzikore nga këngëtari Edon Ceka.
Jetmira Hoxha ishte e ftuar në emisionin e sotëm të mëngjesit në TV Teuta, ku foli për shfaqjen dhe premtoi se artdashësit nuk do të mbeten të zhgënjyer as kësaj radhe me humorin specifik të këtij grupi, prandai i ftoi ata që në numër sa më të madh të jenë të pranishëm në Qendrë për Kulturë.