Qiramarrësit e plazheve kërkojnë lehtësime nga “Të Mirat Detare”
Prej tvteuta16:55, 20 Maj 2020

Qiramarrësit e plazheve kanë filluar përgatitjet për sezonin veror,por jo me atë ritëm si viteve tjera.1 Maji deri më më tani ka qenë data kur zyrtarisht është shpallur i hapur sezoni turistik në Ulqin,por rrethanat e krijuara nga Covid 19 kanë ndryshuar rrjedhën e aktiviteteve.
Prel Shkreli, kryetari i Shoqatës së qiramarrësve të plazheve shprehet se sigurimi I fuqisë punëtore në këto rrethana të izolimit është i vështirë, sepse shumica vijnë nga Shqipëria,Kosova dhe Serbia.
Për një përgatitje të mirëfilltë të plazhit duhet së paku 45 ditë,andaj Shkrela shprehet se do të jetë i kënaqur nëse arrijnë ti përfundojnë të gjitha përgatitjet deri në fund të qershorit.
Ai tha se “Të Mirat Detare” akoma nuk kanë dalë me ndonjë lehtësim nga ana financiare,pikërisht zbritjes së qirave të cilat janë shumë të mëdha dhe sillen mvarësit nga madhësia hapësirës së plazhit prej 30,deri në 100 mijë euro.
Halil Truma qiramarrës i plazhit “Saranda” shprehet se janë në fund të një problematike të përfshirë nga koronavirusi. Masat të cilat i kanë propozuar të Mirat Detare dhe Ministria e Turizmit, për qiramarrësit e plazheve nuk janë aspak të pranueshme,dhe të përballueshme. Nëse vitin e kaluar kemi pasur rreth 320 çadra këtë vit do të ketë gjysma e tyre,pra është një humbje e madhe financiare.