Qeveria sot për ligjet nga agjenda e BE-së
Prej tvteuta29 May 2024

Sot mbahet seanca e Qeverisë ku diskutohen një sërë ligjesh të rëndësishme për agjendën evropiane. Komisioni Evropian më herët ka shpallur opinionin e tij për një sërë ligjesh, kryesisht në fushën e drejtësisë dhe gjyqësorit. Sipas njoftimeve të mëparshme seanca ishte paraparë të mbahej të shtunën, por ajo u shty. Deri në fund të qershorit, qeveria duhet të përcaktojë propozimet e disa ligjeve në fushën e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sepse kjo është e rëndësishme për opinionin pozitiv të Komisionit Evropian. Në radhë të parë nënkuptojmë ligjet për konfiskimin e përfitimeve pasurore të fituara me veprimtari kriminale, për gjyqtarët dhe Këshillin Gjyqësor, për prokurorinë speciale dhe Kodin e Procedurës Penale. Gjithashtu, siç tha edhe më herët Qeveria, është e nevojshme të miratohen një sërë ligjesh për media. Nëse opinioni i Komisionit Evropian është pozitiv, Mali i Zi mund të bëjë një hap të rëndësishëm përpara në fushën e sundimit të ligjit dhe negociatave për kapitujt 23 dhe 24 në mes të vitit.