Qeveria pranë formimit , mbeten te dakordohen detajet
Prej tvteuta15:21, 7 Shtator 2023
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Evropa Tani (PES) Andrej Milloviq ka thënë se Partia Popullore Socialiste me siguri do të jetë pjesë e qeverisë së re raportohet sot në media.
“Qeveria e re ka arritur një koncensus në përgjithësi, na mbetet të biem dakord për detaje brenda koalicionit”, tha ai dje në një dalje televizive.
Milloviq tha se koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” çdo ditë e dëshmon, se pse nuk duhet të jenë partnerë të PES në qeverinë e ardhshme.
“Kemi thënë se duam që për herë të parë në Mal të Zi të formojmë një qeveri pa PDS dhe FD dhe pikërisht këtë po u japim qytetarëve, sepse kjo është rruga e duhur”, theksoi ai.
Milloviq tha gjithashtu se Lista Novska është një partner i besueshëm i Lëvizjes Evropa Tani dhe kështu është dëshmuar edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale e ato parlamentare.
“Ata kanë qenë bashkëpunues që nga dita e parë, e kuptojnë momentin në të cilin është vendi, na japin mbështetje absolute dhe ne gjithashtu dhe ky është shembull i një bashkëpunimi real që duhet të jetë në politikë. Mund të them se jemi të kënaqur me Listën Novska dhe nga kjo do të përfitojnë më së shumti qytetarët”, përfundoi Milloviq.