Politikë Më shumë

Qeveria nuk jep miratimin për Pyllin e Pishave. Mbledhja e Kuvendit do të mbahet

Prej tvteuta10:08, 28 Tetor 2019

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e fundit nuk ka dhënë miratimin për kalimin e pronësisë së Pyllit të Pishave, çka përbën një goditje të rëndë për shpresat e qeverisjes lokale për të dalë nga bllokimi financiar. Megjithatë, mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal ku duhej të miratohej hedhja në ankand e kësaj pjese atraktive, do të vazhdojë sipas planit. Sipas burimeve të TV Teuta pranë Komunës së Ulqinit, arsyeja e mosdhënies së pëlqimit nga ana e Qeverisë ka të bëjë me faktin se kjo metodë e kalimit të pronësisë nuk është në përputhje me ligjin.

  • 1

    Radio