Aktuale Më shumë

Qeveria ndan nga 50 euro për pensionistët me pensionet nën mesatare

Prej tvteuta15:10, 24 Shkurt 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq,njoftoi se në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar vendimit për ndihmë të njëhershme për pensionistët me të ardhurat më të ulta, në shumë prej 50 euro, nga e cila do të përfitojnë 77.753 pensionistë,apo 63.03% e numrit të përgjithshëm të tyre.

“Shuma totale e fondeve të ndara për këtë qëllim është 3,887,650.00 €. Në këtë mënyrë, qeveria dëshiron të kujdeset për qytetarët më të vjetër, të cilët i kanë kushtuar vitet më të mira të jetës së tyre për ndërtimin e një Mali të Zi më të mirë dhe më të avancuar,” shkroi Krivokapiq në Twitter.

  • 1

    Radio