Ekonomi

Ekonomi Më shumë

Qeveria ndalon punësimet në Komunën e Ulqinit

Prej tvteuta6 September 2019

Problemi i të punësuarëve të tepërt në adiministratën lokale të Ulqinit po bëhet gjithnjë e më alarmant , për çka është nevojitur edhe ndërhyrja e Qeverisë qendrore, e cila i ka ndaluar komunës punësimet në administratë me kontrata të përhershme dhe të përkohëshme deri më 31 dhjetor të këtij viti, si dhe i kanë sugjeruar komunës që me sistematizimet e ardhëshme të ulë numrin e të punësuarëve prej 10 deri në 30%. Numri i saktë i të punësuarve në komunë nuk dihet me saktësi, por nga opozita dhe shoqëria civile thonë se ai i ka kaluar 500, çka përbën ngarkesë të madhe për financat e komunës.