Aktuale Më shumë

Qeveria, miraton vendimin për kompensimin e të posalindurve

Prej tvteuta09:45, 1 Prill 2022

Qeveria, ka miratuar dje masën e kompensimeve të njëhershme në të holla, në shumë prej 1 mijë euro, për foshnjat që gjatë këtij viti do të lindin në komunat të cilat në vitin 2020 kishin natalitet negativ kurse, nga 500 euro për fëmijët e lindur në komunat e tjera. Nga Ministria e zhvillimit ekonomik, me propozimin e të cilës është miratuar ky propozim, kanë theksuar se rënia e natalitetit është shënuar në 17 komuna kurse nataliteti pozitiv është regjistruar në 7 komuna.

Nga kjo Ministri, kanë theksuar se fjala është për masë afatëgjate dhe se në këtë mënyrë do të ndëpritet përhapja e mortajes së bardhë dhe i rrezikut për ekzistencën demografike.

Theksohet se shkallën e natalitetit gjatë viteve të kaluara e kanë shoqëruar aktivitetet ekonomike gjithnjë deri në vitin 2016, kur ka filluar rënia e vazhdueshme edhe për kundër rritjes ekonomike e cila ishte e pranishme.

  • 1

    Radio