Qeveria miraton planin hapsinor të Komunës së Ulqinit.
Prej tvteuta16:39, 16 Shkurt 2017
Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme ka miratuar Planin Hapsinor për Komunën e Ulqinit, me çka fillon edhe zbatimi i plotë i tij. Ky plan në fund të vitit të kaluar u miratua edhe nga Kuvendi Komunal i Ulqinit.
Me këtë rast kryetari i Komunës Nazif Cungu, organizoi edhe një konferencë për media, ku shprehu kënaqësinë për miratimin e këtij plani edhe në nivel qendror, si dhe për miratimin e sugjerimeve të Komunës dhe shumicës së qytetarëve të Ulqinit.
Kryetari u ndal edhe tek problemet me ndërtimet pa leje, të cilat në një pjesë të mirë ishin rezultat i mungesës së Planit Hapsinor dhe planeve të tjera urbanistike.
Ai tha se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e lagalizimeve të objekteve që mund të inkuadrohen në planet përkatëse, kurse për ato që pengojnë infrastrukturën dhe janë ndërtuar në zona të mbrojtura,inpeksionet do të ndërmarrin masat e duhura.