Politikë Më shumë

Qeveria miraton ligjin i cili hap dyert për Komunën e plotë të Tuzit

Prej tvteuta16:31, 23 Mars 2017

Qeveria e Malit të Zi sot ka miratuar Ligjin për Organizimin Territorial, i cili krijon kushtet për formimin e Komunës së plotë të Tuzit, çka ishte njëra ndër pikat kryesore të programeve politike të çdo partie shqiptare të formuar pas fillimit të pluralizmit.

Pas zgjedhjeve të tetorit të vitit të kaluar, koalicioni i partive shqiptare “Shqiptarët e vendosur”, i dhanë përkrahje Qeverisë aktuale me kusht që të fillohet pa zvarritje realizimi i kërkesave madhore të shqiptarëve në Mal të Zi.

Pas miratmit të Planit Urbanistik për komunën e Ulqinit, me të cilin edhe Kriporja cilësohet si zonë e mbrojtur, Komuna e plotë e Tuzit është qëllimi tjetër i rëndësishëm që po shkon drejt realizimit.

  • 1

    Radio