Aktuale Më shumë

Qeveria kërkon shkurtimin e mandatit të Kuvendit

Prej tvteuta18:28, 20 Janar 2022

Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme elektronike miratoi me shumicë votash propozimin për shkurtimin e mandatit të Kuvendit. Në rendin e ditës thuhet se propozimin e vendimit për shkurtimin e mandatit të Kuvendit e ka dorëzuar kryeministri Zdravko Krivokapiq.

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, mandati i Kuvendit mund të përfundojë para kohe – duke e shkurtuar ose shpërndarë atë. Propozimin mund ta paraqesin Presidenti i Malit të Zi, Qeveria ose së paku 25 deputetë, ndërsa vendimi merret me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

  • 1

    Radio