Qeveria i kërkoi SHBA-së ndihmë për hetim
Prej tvteuta16:12, 24 Janar 2017
Qeveria e Malit të Zi i ka dorëzuar kërkesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndihmë të ndërsjelltë juridike në rastin e “grusht shtetit”, ndërsa Uashingtoni zyrtar do të j sigurojë ndihmën e kërkuar, tha ambasadorja e SHBA në Podgoricë, Margaret Uehara.
Ajo deklaroi se është në pritje të provave të cilat i ka mbledhur Prokuroria Speciale,duke shtuar se autoritetet amerikane janë të shqetësuar në lidhje me raportet e përpjekjeve të faktorëve të jashtëm për të ndikuar në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi duke përdorur mjete të paligjshme të dhunës. “Ne jemi shumë të shqetësuar në lidhje me informacionin se aktorë të brendshëm mund të jenë përfshirë në këtë proces”. ka thënë Uehara.