Qeveria jep miratimin: Shtëpizat në Bunë në prokurim publik
Prej tvteuta24 February 2017
Qeveria e Malit të Zi ka dhënë pëlqimin në vendimin për shpalljen e thirrjes publike për mbledhjen e ofertave për qiramarrjen e tokës në breg të lumit Buna, në kuadër të Planit për objektet e përkohëshme në komunën e Ulqinit. Në prokurimin publik që do të shpallet ndodhen 130 lokacione , ndër të cilët ka edhe shtëpiza të peshkatarëve, shkruan Vijesti. Deri tani janë të njohur fituesit e rreth 400 lokacioneve . Ditën e djeshme inspeksioni ka vazhduar rrëzimin e shtëpizave të paligjshme.