Qeveria jep miratimin: 1 Shtatori do të jetë Dita e Komunës së Tuzit
Prej tvteuta15:00, 3 Gusht 2019
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar propozimin e Kuvendit Komunal të Tuzit që 1 Shtatori të festohet si dita e kësaj komune. Për këtë në Kuvendin Komunal më herët kishin votuar këshilltarët e koalicionit qeverisës, kurse të Partisë Demokratike të Socialistëve kanë abstenuar. 1 Shtatori është dita kur Tuzi fitoi zyrtarisht të drejtën si komunë e pavarur, pas vitit 1954 kur kjo e drejtë iu hoq nga pushteti i atëhershëm.