Aktuale Më shumë

“Qeveria është pro euroatlantike, SHBA është partneri dhe aleati ynë kryesor”

Prej tvteuta13:47, 2 Nëntor 2023

Qeveria e Malit të Zi është tërësisht pro euroatlantike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri dhe aleati ynë kryesor, tha kryeministri Millojko Spajiq në një takim me ambasadoren amerikane Xhudi Rajzing Rajnke.

Kryeministri e njoftoi ambasadoren për planet për periudhën e ardhshme dhe theksoi se integrimi evropian, rritja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe forcimi i sektorit të sigurisë janë në fokus të punës së Qeverisë.

Ambasadorja Rajnka tha se pret që Qeveria të përparojë shpejt në përmbushjen e obligimeve që Mali i Zi të përparojë drejt anëtarësimit në BE dhe të mbetet aleat i fuqishëm në NATO.

Sipas Qeverisë, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik me theks në tërheqjen e më shumë investimeve amerikane në Mal të Zi.

Një nga temat e takimit ishte regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, ndërsa kryeministri tha se Qeveria do të bëjë gjithçka që ky proces të jetë sa më gjithëpërfshirës.

“Për zhvillim të mëtejshëm duhen të dhëna, por të dhëna të besueshme dhe të njohura nga të gjithë aktorët përkatës”, përfundoi kryeministri.

  • 1

    Radio