Qeveria emëroi anëtarët e rinj të Bordit Drejtues të QTE
Prej tvteuta14:14, 22 Shkurt 2024
Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme ka emëruar anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve të Qendrës për Testime Ekotoksikologjike, në përbërje të të cilit janë: Mirko Vllahoviq, Zdravko Kovaçeviq dhe Marija Vojinoviq.
Qeveria gjithashtu shkarkoi anëtarët Jovana Krgoviq, Prelë Ujkaj dhe Srgjan Mugosha.
U shkarkuan anëtarët e Bordit Drejtues të Institutit për Standardizim të Malit të Zi, i përbërë nga: Igor Vushanoviq, kryetar dhe anëtarët Dragolub Bullatoviq, Millan Vukçeviq, Nebojsha Mugosha dhe Zhelko M. Gureshiq, ndërsa janë emëruar Fran Camaj, kryetar dhe anëtarë Millan Vukçeviq, Drita Rukaj, Dragolub Bullatoviq dhe Igor Vushanoviq.
Qeveria njoftoi gjithashtu se Jadranka Vojinoviq u emërua Sekretare e Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjithashtu është marrë vendim për ndërprerjen e mandatit të Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë për Kontrollin e Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor, Përmirësimin e Burimeve Njerëzore në Shëndetësi dhe ligjshmërinë e funksionimit të organeve rregullatore profesionale (odave) në Ministrinë e Shëndetësisë, Sllobodan Mandiq.
Është shkarkuar Natalija Popoviq Petriq, anëtare e Bordit të Drejtorëve të Institucionit Shëndetësor të Kryeqytetit.
Anëtar i Bordit të Drejtorëve të Qendrës Shëndetësore të Kryeqytetit u emërua Filip Boleviq.
Matija Gjurgjevac është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Fondet e BE-së në Ministrinë e Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut.
Irena Rakoçeviq është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të Drejtorisë për Mbrojtjen dhe Barazinë e Personave me Aftësi të Kufizuara në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave.
Është emëruar edhe Këshilli i Agjencisë së Aviacionit Civil në përbërje të të cilit ishin: Xhenan Koliq, kryetar dhe anëtarë Velibor Mrdak, Vesko Knezheviq, Ivana Boroviq dhe Jevto Bojoviq.
Është marrë vendim për përfundimin e detyrës v. d. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për Vetëqeverisje Lokale në Ministrinë e Administratës Publike, Enesa Hasanagiq Katana.
Nina Bllazhiq është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të Drejtorisë për Vetëqeverisje Lokale në Ministrinë e Administratës Publike.
Është marrë vendim për përfundimin e detyrës v. d. i drejtoreshës së përgjithshme të Drejtorisë për Administratë Shtetërore në Ministrinë e Administratës Publike, Tatjana Radoviq, dhe vendimi për pushimin e mandatit të ndihmësdrejtoreshës së Drejtorisë për çështje të inspektimit, Tamara Gaçeviq.
Snezhana Gjuroviq u emërua anëtare e Këshillit të Privatizimit dhe Projekteve Kapitale.