Qeveria e shkarkoi Kurtin nga posti i inspektorit të përgjithshëm të ANB-së
Prej tvteuta14:22, 9 Nëntor 2023

Qeveria e Malit të Zi ka shkarkuar sot Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB) Artan Kurti, është raportuar për Vjesti jozyrtarisht nga ekzekutivi.
Seanca e Qeverisë është duke u zhvilluar.
Sipas të njëjtave informacione, të gjithë anëtarët e Qeverisë kanë votuar për shkarkimin e tij.
Kurti u emërua në atë pozitë në korrik të vitit 2022.