Aktuale Më shumë

Qeveria e pakicës: PSP ende e pavendosur, URA kërkon që procesi të mos zvarritet

Prej tvteuta18:43, 22 Shkurt 2022

Në PSP ende nuk kanë një datë të caktuar se kur do të bëhet i ditur qëndrimi përfundimtar i tyre për qeverinë e pakicës, por as se kur do të mbahe mbledhja e Këshillit Qendror, në të cilën pritet marrja e këtij vendimi.

“Mbledhja e Këshillit Qendror do të jetë në momentin kur do të kemi çfarë të vendosim. Kur të prezantohet zgjidhja përfundimtare, atëherë do të vendosim nëse do të jemi pjesë e një historie. Kemi një deklaratë nga FD sot për  një qeveri teknike, ndoshta kjo do të jetë e pranueshme. “, tha kryetari i kësaj partie, Vlladimir Jokoviq, në një prononcim për TVMZ.

Në LQ URA presin që negociatat për qeverinë evropiane të përfundojnë sa më shpejt që të mos humbet kohë në procesin e antarsimit në Bashkimin Evropian. “Stabiliteti i vendit është gjithashtu i rëndësishëm për investitorët që duan të investojnë kapitalin e tyre në Mal të Zi. Këtë mesazh e kemi përcjellur qartë të gjitha palëve dhe URA nuk do të lejojë shumë zvarritje. Nëse zgjidhja nuk është e shpejtë do të shkojmë në zgjedhje sepse Mali i Zi nuk ka kohë për të pritur.”, tha në një intervistë për “Dan” nënkryetari i saj Goran Gjuroviq.

Më herët, nga FD kanë thënë se kanë personin e duhur që mund të jetë i pranueshëm për të drejtuar qeverinë e re, dhe i cili do të ishte i pranueshëm edhe për subjektet e pakicave, ndaj kanë kërkuar nga URA që të prononcohet nëse janë të gatshëm të pranojnë kandidat tjetër përveç liderit të tyre.

  • 1

    Radio