Aktuale Më shumë

Qeveria e pakicës: PSD dhe SD pro, Demokratët kategorikisht kundër

Prej tvteuta18:33, 17 Janar 2022

Pas konferencës për media të LQ URA, dhe deklaratës së FD, menjëherë edhe disa nga subjektet e tjera dolën me qendrimet e tyre lidhur me mundësinë e përkrahjes së qeverisë së pakicës. Interesante është se për këtë ende nuk janë prononcuar nga PDS, përkrahja e të cilës do të ishte e domosdoshme nëse refuzohet nga FD, e as nga Demokratët, që janë përkrahësit më të fortë të qeverisë aktuale.

Socialdemokratët dhe Partia Socialdemokrate ashtu edhe siç pritej njoftuan përkrahje për një qeveri të tillë, apo çdo lloj iniciative që do të largonte qeverinë aktuale, ndërsa Mali i Zi i Vërtetë, Partia Punëtore dhe Mali i Zi i Bashkuar janë kategorikisht kundër, me arsyetimin se kjo nuk do të sillte asgjë pozitive, e në anën tjetër do ti jepte mundësi PDS të ndikojë në rrjedhat politike në vend.

Në këtë kohë po mbahet mbledhja e kryesisë së PSP, pas së cilës pritet që edhe ky subjekt, i cili është nënshkrues i Memorandumit me partitë e pakicave dhe LQ URA, të dalë me qëndrimin e vet. Rikujtojmë se kjo parti më herët ka hedhur poshtë çdo mundësi që të përkrah hyrjen në qeveri si të PDS, ashtu edhe të PSD dhe SD, të cilat i konsideron satelitë të së parës. Në ditët në vijim pritet edhe kristalizimi i qëndrimeve të partive të tjera, çka do të hedh dritë më shumë nëse kjo ide e LQ URA do të ketë përkrahjen e duhur.

  • 1

    Radio