Politikë Më shumë

Qeveria e Malit të Zi përsëri miraton Ligjin për simbolet kombëtare. Së shpejti pritet të dalë në Kuvend

Prej tvteuta10:30, 22 Nëntor 2019

Qeveria e Malit të Zi me urgjencë të koalicionit “Shqiptarët e Vendosur” përsëri ka miratuar Ligjin për simbolet kombëtare të propozuar nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë. Pritet që ky propozim të dalë për miratim në mbledhjen e parë të Kuvendit të Malit të Zi. Ky ligj u miratua nga Qeveria edhe vitin e kaluar por nuk pati shumicën në Kuvend. Dënimet për shfaqjen e simboleve kombëtare janë pasojë e Ligjit për ruajtjen e qetësisë publike, i cili është në kundërshtim me këtë ligj dhe parasheh dënime në rast se shpalosen simbolet e shteteve të tjera. Qeveria e ka ngarkuar Ministrinë e punëve të brendshme që të dalë me propozimin për ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligji, i cili po ashtu pritet të dalë në Kuvend në seancën e ardhëshme.

  • 1

    Radio