Rajoni/Bota Më shumë

Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit

Prej tvteuta17:03, 27 Mars 2019

Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit. Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se me këtë projektligj ndalohet ë gjitha lojërat e fatit, përveç Lotarisë së Kosovës. “Qëllimi i hartimit është zbatimi i rezolutës së Kuvendit të Kosovës me të cilën kërkohet nga qeveria ti nis procedurat ligjore për ndalimin deri në miratimin e ligjit për lojërat e fatit. Me këtë projektligj ndalohen te gjitha lojërat e fatit përveç Lotarisë së Kosovës “, tha Haradinaj. Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditë më parë një rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku ishte kërkuar pezullimi i aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit si dhe plotësim/ndryshimi i ligjit përkatës. Kjo rezolutë që mori mbështetjen e 74 deputetëve, përveç pezullimit të aktivitetit të lojërave të fatit, kërkoi nga Qeveria që të sjellë një ligj për t’i ndaluar ato.

  • 1

    Radio