Aktuale Më shumë

Qeveria do të zgjasë një mandat të plotë; Andrijevica së shpejti do të fitojë pushtetin!

Prej tvteuta11:33, 1 Shtator 2024

Shefi i grupit parlamentar të Demokracisë së Re Serbe (NSD) në Parlamentin e Malit të Zi, Dejan Gjuroviq, ka thënë se marrëveshja për formimin e pushtetit të ri lokal në Andrijevicë është pothuajse e sigurt. Sipas tij, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, duke u vendosur në një nga kampet, i ka hequr vetes të drejtën që të paraqitet si president i të gjithë qytetarëve. Ai konsideron se numri i madh i ministrive është avantazh dhe jo disavantazh i Qeverisë.

Gjuroviq tha se marrëveshja për formimin e pushtetit të ri lokal në Andrijevicë është pothuajse e sigurt dhe kjo dëshmon seriozitetin e Demokracisë së Re Serbe.

“Gjatë gjithë historisë së angazhimit tonë politik, si dhe sot, Demokracia e Re Serbe ka qenë qendra e tubimeve, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe marrëveshje. Në detin e sotëm të fjalëve të ashpra dhe fillimit të lehtë të konfrontimeve politike, ne jemi vërtet të përkushtuar që të jemi një urë pajtimi që do të mundësojë, siç Andrijevica, por edhe të gjitha pushtetet e tjera lokale në të cilat ne e ushtrojmë pushtetin dhe në fund të fundit edhe vetë pushteti shtetëror funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse këtë e kërkojnë qytetarët nga ne”, ka thënë Gjuroviq në një intervistë për Borba.

Ai theksoi se qeveria në Andrijevicë do të përbëhet nga Demokracia e Re Serbe dhe partnerët e koalicionit me të cilët formojnë qeverinë në nivel shtetëror, si dhe listën lokale “”Lëvizja bashkuese e Vasojeviqit” dhe beson se kanë gjetur një formulë për të nxjerr Andrijevicën nga paqëndrueshmëria politike në të cilën gjendej deri vonë.

Nuk ka dyshim se qytetarët e Podgoricës dhe komunave tjera ku mbahen zgjedhjet lokale do ta mbështesin fuqishëm koalicionin për të ardhmen e Malit të Zi.

“Pavarësisht thirrjeve tona të shumta për t’iu rikthyer vullnetit të qytetarëve që votuan për ndryshime më 30 gusht 2020, Presidenti i vendit fatkeqësisht ka vendosur të ndjekë rrugën e paraardhësit të tij.

 

  • 1

    Radio