Qeveria do të ndihmojë Komunën e Ulqinit në rastin K1

Prej tvteuta16:09, 15 Korrik 2019

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha për TV Teuta se Qeveria e Malit të Zi këtë vit ka planifikuar rebelancin e buxhetit, e ç’rast do të diskutohet edhe mundësia për të ndihmuar Komunën e Ulqinit për të kapërcyer problemet në rastin e njohur si K1. Markoviq nuk hyri në detaje por siguroi se Qeveria ka përgatitur përgjigjen për këtë problem , përgjigje e cila do të definohet deri në fund të këtij muaji. Ai shtoi se Komuna e Ulqinit do të ketë përkrahjen e Qeverisë edhe për projekte të tjera kapitale në infrastrukturë.

  • 1

    Radio