Aktuale Më shumë

Qeveria dënon dhunën në Kuvend

Prej tvteuta10:12, 17 Shkurt 2017

Qeveria e Malit të Zi në seancën e djeshme ka dënuar ashpër dhunën që ndodhi dy ditë më parë në korridoret e Kuvendit të Malit të Zi., dhe pret që Prokuroria e lartë e shtetit të ndërmarr të gjitha masat nga kompetencat e veta ligjore dhe përmes hetimeve të shpejta dhe efikase të gjithë pjesëmarrësit e sulmeve të djeshme kundër deputetëve ti kalojnë në parlament.

Qeveria ka vlerësuar se ngjarjet në Kuvendin e Malit të Zi janë shkak për shqetësim serioz për shkak të  sjelljeve agresive të disa deputetëve opozitar dhe cenimin e integritetit të Parlamentit si pushtet ligjdhënës. “Jo vetëm se fjala është për sjellje të pa tolerueshme të përfaqësuesve të qytetarëve, por jemi dëshmitarë të përdorimit të dhunës, sulmeve dhe kërcënimeve dhe shumë fyerje përfshirë këtu edhe fyerjet mbi baza nacionale dhe fetare të deputetëve në parlament”, thuhet në kumtesë. Siç theksohet, deputetët nuk e kanë fituar mandatin për sulmet fizike kundër deputetëve dhe me përdorimin e dhunës ti realizojnë qëllimet e veta politike.

“Qeveria pret që kryeprokuroria e shtetit të ndërmarrë të gjitha masat nga kompetencat e veta ligjore dhe përmes hetimeve të shpejta dhe efikase ti procesuoi të gjithë pjesëmarrësit e sulmeve të djeshme dhe në këtë mënyrë të mbrojë integritetin e Kuvendit si pushtet ligjdhënës në Mal të Zi”, thuhet në kumtesë.

  • 1

    Radio