Qetkoviq: Bojkoti i Kuvendit nuk po jep rezultate pozitive
Prej tvteuta14 July 2017
Situata politike në mal të Zi nuk është pozitive , të paktën në radhët e opozitës të cilën e karakterizojnë konflikte të mbrendshme dhe fraksionet që po shfaqen kohët e fundit, thotë për televizionin Teuta kryetari i Këshillit komunal të Partisë Popullore Socialiste Andrija Qetkoviq. Ai shton se këto fraksione vetëm dëmtojnë opozitën dhe favorizojnë koalicionin qeverisës. I pyetur nëse ai beson se do të ketë destabilizim të vendit, Qetkoviq thotës se destabilizimi mund të jetë ekonomik por jo edhe politik. Sipas tij, bojkoti i Kuvendit nga ana e opozitës nuk po jep asnjë efekt pozitiv dhe në radhët e partive opozitare vërehet mungesë e ideve për veprime të mëtejshme.