Sociale

Sociale Më shumë

Qentë endacak në rritje, kapacitetet e azilit të mbushura

Prej tvteuta5 June 2017

Problemi i qenëve endacak ka marrë një dimenzion shqetësues,në rrugat e qytetit sidomos në lagjet periferike ky problem është edhe më evident. Komuna e Ulqinit ka siguruar azilin për strehimin e qenëve endacak,por si duket kapacitetet janë shumë të vogla për të strehuar të gjithë qenjtë që bredhin rrugëve. “Numri i qenjëve në rrugët e Ulqinit është tejet i madh,paraqiten disa dilema pse ky numër kaq i madh i qenjëve,çfarë bëjnë organet kompentente për zgjedhjen e kësaj problematike”, shtron pyetje  kryeshefi i Policisë Komunale Saubih Mehmeti. Ai gishtin e drejton kah Ndërmarrja Publike Veprimtaritë Komunale,gjegjësisht tek  Shërbimi i Azilit për qentë endacak, që i ka të gjitha kompentencat për problematikën në fjalë,por shton se është i vetëdijshëm se ky problem është shumë vështirë të zgjidhet,duke shfaqur optimizëm se do të zbutet sado pak para sezonit veror. Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Veprimtaritë Komunale” Skender Kaleziq i tha televizionit Teuta se Azili i dedikuar për strehimin e qenëve endacak nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të strehuar të gjithë qentë që bredhin rrugëve.”Aktualisht këtu kemi të strehuar 45 qenj,për të zbutur këtë problem duhet të zgjërojmë kapacitetet  e azilit,për çfarë duhen mjete të konsiderueshme të cilat neve si kemi” shprehet drejtori Kaleziq.