Politikë

Politikë Më shumë

Qëndrime të ndryshme të opozitës për antarsimin në NATO

Prej tvteuta6 June 2017

Derisa e gjithë shumica qeverisëse e ka mbështetur dhe përkrahur antarsimin e Malit të Zi në NATO, opozita gjithmonë ka qenë e ndarë në këtë çështje. Partitë e pakicave që janë pjesë e qeverisë e kanë përshëndetur antarsimin , ashtu si edhe Partia Demokratike e Socialistëve dhe Socialdemokratët. Deputeti shqiptar Genci Nimanbegu, e quajti antarsimin si plotësim të synimeve të partive politike shqiptare që prej fillimit të pluralizmit. Disa nga partitë opozitare si Partia Socialdemokrate dhe URA po ashtu janë shprehur pozitivisht për antarsimin , kurse nga Fronti Demokratik , grupacioni më mi madh opozitar, ka pasur reagime tejet negative. Ato antarsimin e kanë quajtur si okupim dhe kapitulllim të vendit, si dhe tradhti ndaj aleatit shekullor Rusisë.