Qendrave për fëmijë me aftësi të kufizuara nga pesë mijë euro
Prej tvteuta23 December 2016
– Qeveria, në seancën e djeshme , vendosi që Qendrave Ditore për fëmijë me aftësi të kufizuara nga Bijelo Pole dhe Berana t’i japë ndihmë nga pesë mijë euro. “Kryeministri, Dushko Markoviq, ka theksuar se ky shembull duhet të inkurajojnë krerët e fondeve që mjetet të cilat kursehen duke reduktuar shpenzimet e reprezentacioneve të orijentohen për ndihmë kategorive më të rrezikuara të qytetarëve në përputhje me konkluzionet e mëhershme të Qeverisë”, kumtojnë nga Qeveria. Siç u tha, takimi i kryesuar nga kryeministri Markoviq, miratoi Informacion mbi programet mbështetëse të Bashkimit Evropian në Mal të Zi në vitin 2016.