Ekonomi Më shumë

Qendra tregtare “Delta City” ankohet për rënie të të ardhurave

Prej tvteuta10:01, 16 Janar 2020

Nga qendra tregtare “Delta City” në Podgoricë janë ankuar se prej aplikimit të ligjit të ri për pushim të dielave dhe në ditët e festave, kanë pasur rënie të xhiros prej 18% dhe janë detyruar të largojnë 80 persona nga puna. Ky numër sipas tyre nuk është final, pasi pritet që të rritet kur të përfundojë procesi i sistematizimit i cili është në vazhdim e sipër.

Ata thonë se kur është miratuar ligji nuk është marrë parasysh specifika e qendrave tregtare, të cilat punën më të madhe e kanë gjatë ditëve të fundjavës. Duke mos punuar të dielave, ata thonë se kanë humbur edhe klientelën, e cila tani është orientuar drejt Shkodrës, Dubrovnikut dhe Trebinjes.

  • 1

    Radio