Aktuale Më shumë

Qendra Spitalore: Caktimi i termineve të shumëfishta, arsyeja kryesore e pritjeve të gjata

Prej tvteuta15:57, 16 Maj 2022

Qendra Spitalore e Malit të Zi në Podgoricë njofton se ka konstatuar një nga arsyet kryesore të pritjes së gjatë për ekzaminime të caktuara specialiste dhe subspecialiste në këtë institucion shëndetësor, duke thënë se ka pacientë që për një ekzaminim kanë caktuar gjashtë termine.

“ Për momentin janë aktive mbi 5300 udhëzime të shumëfishta për një ekzaminim. Praktikisht kjo do të thotë se kemi vërejtur pacientë të shumtë të cilët për një ekzaminim tek p.sh. kardiologët kanë deri në gjashtë takime.”, thonë nga ky institucion.

Ata njoftojnë se udhëzimet e shumta ekzistuese do të fshihen dhe pacientët do të informohen për datën reale. Pacientët janë të lutur të përgjigjen në telefonatat në numrin 020/412-495.

“Po ashtu, do t’u bëjmë thirrje të gjitha qendrave shëndetësore që kanë spitale të përgjithshme në territorin e tyre dhe ku punojnë mjekë të specializimeve përkatëse, ta përdorin këtë opsion si parësor dhe të mos i referojnë të gjithë pacientët si më parë në Qendrën Spitalore, e cila është institucioni i vetëm i nivelit terciar shëndetësor në vend.”– thuhet në deklaratë.

  • 1

    Radio