Qendra për Kulturë: U mbajt mbërmja kushtuar kadi Hysejn Mujalit
Prej tvteuta10:22, 11 Mars 2017
Në Galerinë e Qendrës për Kulturë, Meshihati i Bashkësisë Islame të Malit të Zi në bashkëpunim me Mexhlisin e Bashkësisë Islame në Ulqin dhe qendren kulturore turke Yenuz Emre, organizuan mbërmje dedikuar gjykatësit të fundit sipas sheriatit, kadi Hysejn Mujalit. Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin një numër i madh i përfaqësuesve të institucioneve fetare, institucioneve shtetëreore si dhe atyre komunale. Në numër të madh ishin edhe miq e familjar të familjes Mujali.
Qëllimi i kësaj mbrëmje ishte që të prezantohet kultura dhe tradita e të parëve tanë , si dhe të tregohet ekzistenca e biblotekave të shekullit XIX e XX. Ndër të tjerë, në këtë mbrëmje folën Reisi i Bashkësisë Islame të Malit të Zi Rifat Fejziq, Kryeimami i Bashkësisë Islame të Ulqinit Ali Bardhi, ministri për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe pakicave Mehmet Zenka, si dhe stërnipi i kadi Hysein Mujalit , Shuajb Mujali. 55 librat dhe dorëshkrimet e kadi Mujalit do të jenë të ekspozuara në galerinë e Qendrës Kulturore. Ekspozita e bibliotekës do të jetë e hapur deri me datën 17 mars nga ora 17 deri në orën 19.