Qendra për Kulturë: Shtyhet “Skena Verore”
Prej tvteuta13:37, 22 Korrik 2020
Lajmërim,
Për arsye të situatës momentale epidemiologjike të shkaktuar nga virusi COVID-19, Edicioni i 32. i “SKENËS VERORE” i planifikuar në periudhën 25. korrik -25. gusht, shtyhet në një afat të pacaktuar.
Si Institucion vlerësojmë se siguria e artistëve pjesëmarrës dhe e vizitorëve te Festivalit janë parësore.
Meqë programi i Edicionit të 32. të “SKENËS VERORE” është i planifikuar me artistë dhe përformues vendas dhe rajonal, ku kalimet nderkufitare janë ose te vështirësuara ose të ndaluara, spostimi në kohë i Festivalit, u bë i pashmangshëm. Theksojmë se programi për këtë vitë do të riformulohet vetëm me artistë te Malit te Zi, kështuqë gjendja ndërkufitare nuk do të paraqesë pengesa në realizimin e tij.
JP QENDRA E KULTURËS -ULQIN paraprakisht do t’ju informojë lidhur me terminet e reja të Festivalit.
Me respekt,
Drejtori i Qendres per kulture Ulqin
Musa Hoxhiq