Qendra për Kulturë: Puntorëve u detyrohen 9 rroga
Prej tvteuta09:39, 30 Janar 2016

Plani buxhetor i Qendrës për Kulturë për vitin 2015 është realizuar në masën 65 %. Drejtori Nail Draga tha se qendrojnë në të njejtin nivel me vitin 2014.
Themeluesi i Qendrës për Kulturë është komuna e Ulqinit, ku në sajë të krizës ekonomike nuk arrijnë që të realizojë obligimin që ka ndaj sajë.
Puntorët vazhdojnë të jenë mbrapa me 9 paga mujore të pashlyera. Dy njesitë punonjëse të cilet veprojnë në kuadër të Qendrës për Kulturë siç është Biblioteka e Ulqinit dhe Muzeu, për vitin 2015 kanë arritur që të ruajn stabilitetin financiar, edhe pse në biblotekë ka rënie të antarësimit.