Aktuale Më shumë

Qendra për Kulturë organizon Netët e muzikës klasike

Prej tvteuta14:12, 21 Shkurt 2022

Qendra për Kulturë në datat 23 , 28 shkurt dhe 4 mars organizon Netët e muzikës klasike. Drejtori i Qendrës për Kulturë, Musa Hoxha tha për Televizionin Teuta se koncertet do të mbahen në Galerinë e Qendrës Kulturore në ora 19:00 dhe se hyrja është e lirë.

Hoxha shprehet se ky aktivitet organizohet për herë të parë me qellim që të sjellin diçka të bukur për publikun.

Pjesë e koncerteve do të jenë profesorët e Shkollës së Muzikës të Ulqinit dhe të Podogircës, gjithashtu edhe artistë nga Kosova e Shqipëria.

  • 1

    Radio