Kulturë Më shumë

Qendra Kulturore dhe Televizionin Teuta sjellin “Fest 12”

Prej tvteuta15:48, 8 Dhjetor 2017

Qendra Kulturore Ulqin në bashkëpunim me Televizionin Teuta , do të sjellin Fesitvalin e 12 të këngës për fëmijë.  Fest 12 tashmë ka shpallur të hapur konkursin për pranimin e këngëve konkuruese. Ky festival  këtë vit do të jetë pjesë e pandarë e shtepive  tuaja duke qënë se në ekranin e Televizionit Teuta do të shfaqen këngët konkuruese deri në natën finale.

Drejtori i Qendrës Kulturore Astrit Salaj shprehet se përgatitjet kanë filluar dhe qellimi primar është qe ky festival të realizohet brënda këtij viti kalendarik.  Një pjesë e mirë e prurjeve të këngëve në festivalin e sivjetshëm do të jenë nga kompozitorë dhe muzikantë vendas. To drejtë paraqitjeje kanë fëmijët nga mosha 6 e deri ne 14 vjeç të cilët për regjistrim duhet të paraqiten pranë Qendres Kulturore dhe Televizionit Teuta. Këngët që konkurojnë duhet të jenë të publikuara për herë të parë në festival me kohëzgjatje prej  3 minuta e 20 sekonda.

  • 1

    Radio