Sociale Më shumë

QENDRA E RE TREGTARE “CTC” ME BRENDET ME TË NJOHURA VENDORE DHE BOTËRORE

Prej tvteuta17:11, 18 Prill 2019

Në Qendrën Tregtare “Cungu” u bë hapja solemne e dyqaneve me bredet me të njohura vendore dhe botërore. Për të gjithë qytetarët e komunës së Ulqinit dhe për të gjithë vizitorët tashmë është e pranishme kompania prestigjoze nga Turqia “FLO”, kompania me produktet sportive “Cakan sport”, “OVS” dhe “Kidsland” nga Podgorica. Pronari i kompanisë “Cungu and Co” Nazif Cungu në hapjen solemne tha se për hapjen e kësaj qendre tregtare patën mbështetjen e bankave si  NLB , Societe General dhe banka turke Zirat. Cungu tha se qellimi i tyre që  kjo qendër të hapet para fillimit të sezonit turistik u arrit, me qellim që të hapen vende të reja pune dhe që vizitorët të gjejnë produkte cilësore të gjitha në një vend.

Në hapje ishin të pranishëm Ambasadoria e Turqisë në Mal të Zi Songul Ozan , Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi Skender Durmishi, kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, kryetari i Kuvendit Komunal dr Ilir Çapuni , Kryetari i Komunës së Tivarit Dushan Raiçeviq, e shumë përsonalitete të politikës, biznesit, kulturës e të tjerë.

Objekti është i madhë 5 000 metra katrorë dhe kemi të punësuar 80 punonjës shtoj Cungu.Qendra tregtare CTC i ka të gjitha në një  vend dyqanet, café restoran “Urban” , si dhe këndin e lojrave për fëmij “Bambi”. Në kuadët të hapjes blerësit mund të shfrytëzojnë  edhe zbitrjet speciale gjatë këtyre ditëve.    

  • 1

    Radio