Sporti Më shumë

Qendra e futbollit Causheviq: Nga 22-25 shkurt “Turneu u Miqësisë Ulqin 2018”

Prej tvteuta19:11, 19 Dhjetor 2017

Qendra e futbollit Causheviq me rastin e 15 vjetorit të punës organizon turneun ndërkombëtar të futbollit për kategoritë e reja. “Turneu i Miqësisë Ulqin 2018” do të mbahet nga data 22 deri me 25 shkurt dhe do të mbledhë së bashku fëmijët e lindur në vitin 2005 ose më të rinj në terrenin e madh, si dhe ato të lindur në vitet 2007,2008,2009 dhe 2010 në terrenin e vogël.

Përkrahëse e këtij turneu do të jetë Komuna e Ulqinit dhe klubi Otrant-Olimpik dhe për më të dalluarit janë përgatitur diploma dhe trofe. Ky turne organizohet si një përgatitje për garat pranverore të futbollit në ligat përkatëse, dhe në radhë të parë si shenjë mirënjohje për të gjithë ekipet dhe individët që kanë qëndruar në Ulqin në turne dhe përgatitje në këto 15-20 vitet e fundit.

  • 1

    Radio