Qendra Ditore “Sirena” vijon punën e saj me fëmijët në nevojë
Prej tvteuta13:58, 16 Shtator 2023
Qendra ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” vazhdon me punën e saj të palodhshme si edhe me aktivitete të ndryshme paralele.
Drejtoresha e kësaj qendre u shpreh për Televizionin Teuta se sa i përket gjysmës së parë të këtij viti i kanë plotësuar të gjitha objektivat që kanë pasur të planifikuara.
Ndër të tjera, drejtoresha e këtij institucioni, Salije Meqikukiqi tha për regjistrimet se ka pasur një numër të konsiderueshëm të kërkesave edhe këtë vit.
Sa i takon karakteristikave të aplikantëve që janë paraqitur këtë vit, mund të përmenden fëmijët me çregullimeve të spektrit autik si edhe me çregullime të të folurit.
Kjo qendër vazdhon të garantojë ndihmë dhe infrastrukturë të specializuar për nxënësit e kësaj qendre.