Sociale Më shumë

Qendra ditore “Sirena” me miniambulancë të pajisur

Prej tvteuta27 February 2015

Kisha katolike Jezu Krishti shenjëtari i ditëve të fundit institucion i bamirësisë nga SHBA me seli në Podgoricë këto ditë ka pajisur mini ambulancën me mjetet elementare. Për pajisjen e kësaj ambulance kanë kontribuar edhe vëllezërit Nexhat dhe Besnik Xhurreta si dhe barnatorja “Pharma Live”me pronaren Mehrixhana Dervishi llazorja. Drejtori  i Qendrës ditore për fëmijë me pengesa në zhvillim  “Sirena “ Bilal Alaj falënderon të gjithë donatorët që kontribuon në realizimin e këtij projekti i cili premton mundësi më shumë për përkujdesjen shëndetësore të fëmijëve dhe të rinjve në këtë qendër.