Aktuale Më shumë

Qendra ditore “Sirena”: Llogaria përsëri e bllokuar, të punësuarit 3 muaj pa rroga

Prej tvteuta18:43, 10 Dhjetor 2021

Qendra ditore “Sirena”, në Ulqin vazhdon të përballet me probleme financiare, pasi Komuna e Ulqinit po vazhdon neglizhimin e këtij institucioni. TV Teuta nga burime pranë kësaj qendre mëson se llogaria rrjedhëse është e bllokuar, dhe se deri në fund të vitit pritet edhe një bllokim tjetër. Kjo ka bërë të pamundur që të punësuarit të marrin rroga, dhe aktualisht atyre u detyrohen 3 paga të prapambetura.

Në anën tjetër në Komunën e Ulqinit lavdërohen se rrogat për vehte i ndajnë me kohë, kurse për ata që kujdesën për fëmijët me nevoja të veçanta, nuk kanë mundësi të ndajnë as buxhetin e parashikuar. Kjo qendër nuk është e vetmja që vuan nga situata e rëndë financiare, por me siguri që është më e ndjeshmja, duke pasur parasysh natyrën e punës. Në një intervistë të mëparshme për TV Teuta,  drejtori Bilal Alaj tha se ka marrë sinjale nga drejtuesit e Komunës se ekziston vullnet për t’i ndihmuar, por deri tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Si duket, pritet ardhja e festave të fundvitit që përsëri të bëhen lavdërime politike se janë paguar një apo dy rroga, e pastaj të vazhdohet me avazin e vjetër.

  • 1

    Radio